Ja fati i Italisë në Olimpiadë

Sporti

Ja fati i Italisë në Olimpiadë

Më: 26 janar 2021 Në ora: 12:46
Ja fati i Italisë në Olimpiadë

Këshilli i Ministrave në Itali ka miratuar dekretin që i jep pavarësinë Komitetit Olimpik Kombëtar Italian (CONI). Firmosja e këtij dekreti i jep mundësi Italisë të marrë pjesë në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, duke evituar përjashtimin nga Olimpiada që zhvillohet këtë verë në Japoni.

Miratimi i këtij dekreti ishte vendimi i fundit i marrë sot paradite nga qeveria e kryesuar nga Giuseppe Conte, që pritet të japë edhe dorëheqjen nga posti i Kryeministrit. Falë këtij dekreti nuk do të ketë asnjë dënim apo pezullim nga IOC (Komiteti Olimpik Ndërkombëtar), që i kishte dhënë afat Italisë deri të mërkurën.

IOC, dje pat deklaruar se do të pezullojë Italinë nga Olimpiada dhe se sportistët e këtij vendi do të garonin si neutralë dhe nën flamurin e IOC në rast se nuk miratohej ky dekret. Bisedimet për të futur këtë dekret në rendin e ditës kanë qenë të ashpra, por në fund sporti arriti të triumfojë.

Presidenti i CONI, Giovanni Malago, ka kontaktuar menjëherë presidentin e IOC, Thomas Bach, duke i dhënë lajmin e madh dhe në këtë mënyrë Italia merr frymë lirshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat