KOK zyrtarizon datën e shpalljes së 'Laureatëve' më të mirë

Sporti

KOK zyrtarizon datën e shpalljes së 'Laureatëve' më të mirë

Më: 10 shkurt 2021 Në ora: 17:45
KOK zyrtarizon datën e shpalljes së 'Laureatëve' më të mirë

Komiteti Olimpik i Kosovës do të organizojë edicionin e pestë të zgjedhjes së Laureatëve për vitin paraprak.

Për shkak të masave të marra nga Qeveria e Republikës së Kosovës për mbrojtje nga pandemia Covid 19, ceremonia do të mbahet pa praninë e mysafirëve dhe vetëm me praninë e Laureatëve.

Ceremonia organizohet më 22 shkurt 2021 në Hotel Swiss Diamond në Prishtinë.

Juria në përbërje anëtarë të Bordit Ekzekutiv të KOK-ut, ish-sportistë dhe gazetarë sportivë, do të zgjedhin çmimet për Laureatët e vitit 2020, sipas kategorive: Sportistja dhe Sportisti i Vitit, Trajneri i Vitit, Kombëtarja e Vitit (meshkujt dhe femrat), Çmimi Special dhe Shpresa e Vitit (meshkuj dhe femrat).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat