Tiger Woods flet për herë të parë pas aksidentit

Sporti

Tiger Woods flet për herë të parë pas aksidentit

Më: 1 mars 2021 Në ora: 11:50
Tiger Woods

Njëri nga sportistët më të shquar të Golfit, Tiger Woods, ka reaguar për herë të parë që nga aksidenti rrugor që pësoi javë më parë.

Tiger Woods kishte pësuar një aksident me makinën e tij më 23 shkurt të muajit të kaluar.

Woods kishte pësuar lëndime të rënda trupore, kryesisht në pjesën e këmbëve, por që nuk ishte në rrezik për jetën.

Tani, ai ka reaguar për herë të parë, Woods zgjodhi rrjetin e tij social, Twitter, për të përçuar një mesazh për të gjithë.

“Është vështirë të shpjegoj se sa emocionale ishte sot kur u ktheva dhe pashë ato bluza të kuqe”, tha ai.

“Çdo lojtari të golfit, çdo tifozi, ju jeni duke më ndihmuar të tejkaloj këtë kohë të vështirë”, përfundoi Tiger Woods.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat