Besim Hasani në krye të Kërlingut 

Sporti

Besim Hasani në krye të Kërlingut 

Më: 6 mars 2021 Në ora: 22:21
Besim Hasani në krye të Kërlingut 

U mbajt Kuvendi i Punës dhe Kuvendi Zgjedhor i Federatës së Kërlingut të Kosovës

Prezente ishte edhe presidentja e Federatës Botërore të Kërlingut (World Curling Federation), znj. Kate Caithness nga Skocia.
Skocezja Caithness përgëzoi FKLK-në për pjesëmarrjen e Kosovës në dy Kampionate Botërore dhe për punën e shkëlqyer që po e bën. Ajo riafirmoi mbështetjen e parezervë të saj dhe të Federatës Botërore për të ndihmuar dhe mbështetur Kosovën në zhvillimin e Kërlingut dhe infrastrukturës së këtij sporti.

Në mbledhje u prezantua puna dhe planet financiare gjatë vitit 2020, plani strategjik për 4 vitet e ardhshme, si dhe plani i veprimit dhe ai financiar për vitin 2021.

Në vijim, delegatët me vota unanime zgjodhën Bordin Ekzekutiv për Ciklin Olimpik 2021-2024, në përbërje:

1. Besim Hasani, Kryetar
2. Xhavit Berisha, Nënkryetar
3. Meriton Zeneli, Anëtar
4. Eldena Dakaj, Anëtare
5. Petrit Krasniqi, Anëtar
6. Mirjeta Shatri, Anëtare
7. Fadil Hajdari, Anëtar
8. Fierza Bajgora, Anëtare
9. Fatmire Gashi, Anëtare

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat