Sportistët testohen 2 herë brenda 96 orëve

Sporti

Sportistët testohen 2 herë brenda 96 orëve

Më: 27 prill 2021 Në ora: 11:19
Atletët testohen 2 herë brenda 96 orëve

Organizatorët e Lojërave Olimpike “Tokio 2020”, pasi konfirmuan organizimin këtë verë të Olimpiadës, deklaruan se brenda pak ditësh do të bëjnë publike edhe masat shtesë që do të marrin për shkak të pandemisë Covid-19. Në Olimpaidën që zhvillohet në Japoni pritet të marrin pjesë 15.400 atletë (olimpikë dhe paraolimpikë).

Sipas mediave vendase, pritet që sportistët pjesëmarrës të testohen dy herë çdo 96 orë.

Ndërkohë që, ata do të testohen edhe pasi mbërritjes në Tokio. Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) do të hedhë në qarkullim aplikacionin “playbooks”, një guidë për të gjithë pjesëmarrësit në Olimpiadë.

Pritet të mos ketë asnjë karantinë për sportistët që arrijnë në Tokio, në mënyrë që ata të stërviten menjëherë, për të ruajtur formën fizike. Gjithsesi, do të qëndrojnë në Fshatin Olimpik, duke mos patur mundësi të lëvizin përveç zonave ku do të zhvillojnë stërvitjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat