​Nis Superliga e Kosovës në shah

Sporti

​Nis Superliga e Kosovës në shah

Më: 15 maj 2021 Në ora: 18:43
Foto ilustrim

Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi ishte sot i pranishëm në hapjen e Superligës së Kosovës në shah, që është duke u zhvilluar në njërin nga hotelet në Prishtinë.

Presidenti Krasniqi shfrytëzoi rastin që gjatë fjalës së tij të përgëzoj shahistët në krye me kryetarin e Federatës së Shahut të Kosovës Armend Budima, për organizimin e mirë dhe iu uroi suksese gjatë garës.

Kampioni i kësaj gare do ta përfaqësojë Kosovën në Kampionatin Evropian.

Ky kampionat do të zhvillohet nga 27 nëntori deri më 5 dhjetor të këtij viti në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat