Ylli i ri i karatesë nga Kumanova

Sporti

Ylli i ri i karatesë nga Kumanova

Më: 1 korrik 2021 Në ora: 22:33
Ylli i ri i karatesë nga Kumanova

Yll Bilalli nga klubi i karatesë “Bashkimi 2002” nga Kumanova është një talent i që premton shumë në sportin e karatesë.

Në kampionatin shtetëror për kadet, junior dhe junior të vjetër, që u zhvillua para disa ditësh, ai u shpall kampion në kategorinë e kadetëve, -57kg, shkruan News-TV. Në luftërat e zhvilluara, Ylli të gjitha fitoret i kishte me rezultat bindës, në individuale: 4-1, 4:0 dhe 4-0 dhe ekipore: 8:0, 9:0 dhe 5:0.

“Elhamdulilah!Falënderimet dhe lavdërimet i takojnë vetem Allahut xh.sh. Ylli u shpallë Kampion Shtetërorë I RMV. Shëndet dhe suksese në të ardhmën”, ka shkruar mjeku Driton Bilalli, babai i karateistit.

Ylli Bilalli tani do të përgatitet për në kampionatin europian, i cili gjatë muajit gusht do të mbahet në Finlandë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat