KK Arena me synime të qarta

Sporti

KK Arena me synime të qarta

Nga: K.G. Më: 29 korrik 2021 Në ora: 21:06
Baki Desku

 Klubi i karatesë Arena nga Peja ka synime të mëdlha për edicionin e ri. 

Kryetrajneri Baki Desku synon të përgatis ekipin sa më mirë, për të shënuar rezultate sa më të mira.

“Njoftojmë qytetarët dhe dashamirët e sportit të komunës së Pejës dhe rrethinës se: Klubi i Karatesë ”ARENA” Pejë, për herë të dytë organizon Shkollën verore të Karatesë,për fëmijë nga mosha 6 - vjeçare dhe të rriturit, për të dy gjinitë.

Image

Qëllimi i këtij aktiviteti është: Ti largojmë fëmijët nga varësia e rrjeteve sociale, lojërat të rrezikshme elektronike dhe nga dukuritë negative, ti motivojmë që të merren me sport, ti informojmë të rinjët për të mirat shëndetësore që sjellë Karateja,dhe të nxjerrim talentë të rinjë.
Shkolla do të zgjasë një muaj,nga data 03 Gusht - 31 Gusht 2021.

Image

Ushtrimet, do ti udhëheqë Mjeshtri dhe instruktori i shquar sensei: B.Desku trajnerë i dëshmuar me përvojë të gjatë mbi 27 vjeqare në Karate dhe Refer kombëtarë me përvojë mbi 20 - vjeçare.

Ushtrimet do të mbahën në sallën ish Partizani në parkun ‘Karagaçi’.

Orarii ushtrimeve: E  Martë,e Enjte dhe e Shtunë nga ora 18:00”, njofton KA Arena.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat