MKRS për herë të parë do të hapë thirrje publike

Sporti

MKRS për herë të parë do të hapë thirrje publike

Më: 18 gusht 2021 Në ora: 14:56
MKRS për herë të parë do të hapë thirrje publike

Me Pakon e Ringjalljes Ekonomike planifikohet të ndahen 5 milionë euro për fushat e kulturës, trashëgimisë kulturore, rinisë dhe sportit.

Zëvendës ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani, në një konferencë për media tha se përmes kësaj mbështetje shtesë synojnë fuqizimin e këtyre fushave pas vështirësive që shkaktoi pandemia.

Osmani tha se 2.5 milionë euro do të ndahen për kulturë dhe trashëgimi kulturore.

Përmes thirrjes publike do të përkrahen projekte artistike të organizatave dhe individëve (artistëve), ndërsa pjesë e skemës së mbështetjes do të jenë edhe teatrot e qyteteve, muzetë e bibliotekat komunale. Ndërsa, për mbështetjen e organizatave që janë aktive në sektorin e rinisë do të ndahen 500 mijë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat