Priping dhe Drita fitues të Kupës së Kosovës

Sporti

Priping dhe Drita fitues të Kupës së Kosovës

Më: 16 maj 2022 Në ora: 00:03
Drita

Në SHFMU ‘Tefik Çanga’ në Ferizaj u zhvillua turneu ekipor Kupa e Republikës së Kosovës në kategorinë e seniorëve për meshkuj dhe femra.

Në kategorinë e femrave ‘Drita’ nuk lejoi befasi ku në gjysmëfinalen e parë e mposhti “Ahmet Hoxha MK’ me rezultat 3 me 0 ashtu sikurse ‘Prishtina’ që fitoi ndaj ‘Ahmet Hoxha’ në gjysmëfinalen e dytë. Në finale me një dominim total ‘Drita’ arriti ta mbroj titullin e kampionit në Kupën e Kosovës për vitin 2022 duke e mposhtur ekipin nga Prishtina me rezultat të pastër 3-0. 

Në kategorinë e meshkujve në gjysmëfinalën e parë u takuan ‘Lidhja e Prizrenit’ që e mposhti ekipin nga Ferizaji ‘Ahmet Hoxha’ me rezultat 3 me 1 ashtu sikurse ‘Priping’ që fitoi në gjysmëfinalen e dytë ndaj ekipit ‘Prishtina’ me të njejetin rezultat 3-1.

Image

Priping 

Në finale pritej një derbi më i ashpër mes të dy ekipeve, por që ekipi nga Prishtina ‘Priping’ ishin më të disponuar për lojë dhe arritën që ta befasojnë kampionin e viteve të fundit ‘Lidhja e Prizrenit’  duke e fituar ndeshjen me rezultat 3 me 1 dhe kështu për tu shpallur kampion të Kupës së Republikës së Kosovës për senior për vitin 2022.

KAMPIONËT

Kategoria e femrave

KPP DRITA (Gjilan)

Linda Zeqiri

Alma Mehmeti

Lenë Osmani

Hanife Zeqiri

Egzona Zeqiri

Jeton Azizi (trajner)

Kategoria e meshkujve

KPP PRIPING (Prishtinë)

Elvedin Çollakoviq

Chris Doran

Ylli Dragidella

Aulon Bivolaku

Kastriot Orana (trajner)

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat