Desku - një jetë me përkushtim

Sporti

Desku - një jetë me përkushtim

Nga: K.G. Më: 13 qershor 2025 Në ora: 14:28
Bajram Desku

Është i përkushtuar në punë, i vendosur deri në pikën e fundit, temperament e shembull i punës profesionale.

Kush tjetër përveç Bajram Desku që me sukses e drejton anijen e suksesshme të klubit të karatesë “Arena” nga Peja.

Desku mendjendritur e largpamës, synon suksese të mëdha më ekipin e tij.

“Një jetë me përkushtim, sakrificë dhe krenari.

Sensei Bajram Desku – ose siç e njohim me respekt të thellë, Sensei Baki – nuk është thjesht një emër i njohur në karatenë pejane dhe mbarëkombëtare; ai është një simbol i qëndrueshmërisë, përkushtimit dhe vizionit të palëkundur.

Në rrugëtimin e tij nuk munguan sfidat – u neglizhua, u nënvlerësua, u pengua – por kurrë nuk u ndal. Asnjëherë nuk reagoi me zhurmë, por gjithmonë me qetësi, dinjitet dhe punë të palodhur për të mirën e sportit, të rinjve dhe qytetit të tij, Pejës – qytetit të kampionëve.

Nën drejtimin e tij në klubin Arena Pejë, karateja Pejanë përjetoi rilindjen. U arritën suksese të reja, u ndërtuan kampionë dhe mbi të gjitha, u formuan karaktere. Të rinjtë që u rritën nën kujdesin e tij nuk morën vetëm medalje – ata morën me vete disiplinën, vetëbesimin dhe shpirtin e vërtetë të një sportisti.

Sensei Baki është dëshmi e gjallë se një njeri i qetë, i ndershëm dhe me shpirt të fortë mund të ndryshojë shumë – edhe kur bota nuk ia njeh menjëherë vlerën.

Jemi krenarë me ty, Trajner!”, shkruan nga KK Arena.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat