Katari shpall zyrtarisht kandidaturën

Sporti

Katari shpall zyrtarisht kandidaturën

Më: 22 korrik 2025 Në ora: 16:00
Pamje

Katari edhe zyrtarisht ka shpallur kandidaturën për të qenë nikoqir i Lojërave Olimpike Verore 2036.

Kandidatura e tij i bashkohet një liste tashmë të konsiderueshme të vendeve të interesuara.

Katari ka theksuar garat që ka pritur në të kaluarën, siç është Kupa e Botës në Futboll 2022.

Duke marrë parasysh vendet pritëse të edicioneve verore të vitit 2024 (Paris, Evropë), 2028 (Los Angeles, Amerika e Veriut) dhe 2032 (Brisbane, Oqeani), një vend aziatik ka një shans të mirë për të organizuar edicionin e vitit 2036.

Nëse Katari zgjidhet, ai do të bëhet vendi i parë i Lindjes së Mesme që do të presë Lojërat Olimpike dhe Paralimpike.

Ata do të përballen me një numër të konsiderueshëm konkurrentësh që kanë shprehur gjithashtu interes për organizimin e Lojërave Olimpike, përfshirë Korenë e Jugut, Indinë, Egjiptin, Afrikën e Jugut, Turqinë, Indonezinë dhe Hungarinë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat