Karateistja më e mirë e Kosovës, Behije Mustafa, është në finalen e madhe në kategorinë -68 kg në Kampionatin Evropian Universitar.
“Historia po të shkruhet në Varshavë!
Behije Mustafa siguron finalen e madhe në Kampionatin Evropian Universitar, pas fitoreve spektakolare ndaj studentëve nga Portugalia, Gjermania, Polonia dhe Britania e Madhe.
Ajo, të hënën, ndeshet në finale e madhe të karatesë me studentën nga Maqedonia e Veriut”, njofton Federata e Sporteve Universitare e Kosovës.