Vëllezërit Shemsi e Qëndrim Shaqiri pajisen me licenca botërore

Sporti

Vëllezërit Shemsi e Qëndrim Shaqiri pajisen me licenca botërore

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 16 tetor 2025 Në ora: 16:46
Vëllezërit Qëndrim e Shemsi Shaqiri

Nuk u ndalën asnjëherë me punë, në zbulimin dhe formimin e talenteve të karatesë.

Vëllezërit Shemsi e Qëndrim Shaqiri - shembull i punës së madhe, profesionale dhe të sukseseve të pareshtura qoftë në Kosovë, në rrafshin mbarëkombëtar e ndërkombëtar. 

Vëllezërit e udhëheqin me sukses të madh klubin më të suksesshëm në vendin tonë, kampionin e Kosovës, Sharrin e Ferizajt.

Image

Licenca

Sukses i radhës për vëllezërit Shaqiri, të cilët sot në Paris të Francës, iu nënshtruan testit për trajner Botëror në Federatën e Karatesë.

Shemsiu e Qëndrimi, tani janë trajnerë me licencë botërore në periudhën 2025 - 2028.

Image

Një sukses i madh që i faturohet ekskluzivisht punës së tyre të pandalshme ndër vite.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat