Bordi Ekzekutiv i KOK-ut ka miratuar listën e propozuar të komisionit të sportit për 10 bursistë "Shpresa Olimpike 2026", të cilët mbështeten nga Ministria për Kulturë, Rini e Sport.
Bursistët vijnë nga sporte të ndryshme dhe sipas rregullorres përkatëse të MKRS do të mbështeten me nga 150 euro në muaj.
Në muajin janar 2026, do të përzgjedhet një tjetër listë më e gjerë me bursistë, të cilët do të mbështeten nga të hyrat e KOK-ut.
Këtë vit, KOK ka mbështetur 46 bursistë "Shpresa Olimpike 2025".
Lista
Erisë Avdullahu (atletikë)
Velona Mani (atletikë)
Blerina Gashi (xhudo)
Jon Kuka (xhudo)
Riad Isufi (boks)
Harun Shipkovica (mundje)
Dorentina Nezaj (mundje)
Bora Hoti (gjimnastikë)
Erina Idrizaj (not)
Visar Nuhaj (çiklizëm)