Gashani pret maratonistin veteran Skënder Gashi

Sporti

Gashani pret maratonistin veteran Skënder Gashi

Më: 7 maj 2026 Në ora: 21:02
Pamje nga takimi

Ministri në detyrë, Blerim Gashani, ka pritur sot në një takim të veçantë maratonistin e mirënjohur, Skënder Gashi.

Ky i fundit është një emër i respektuar në arenën ndërkombëtare, duke u renditur në disa lista botërore për kategorinë e moshës 70+.

Gjatë këtij takimi plot nostalgji, Gashi ndau me ministrin fotografi dhe kujtime nga dekadat e tij në rrugët e maratonave botërore.

Gashani e vlerësoi lart figurën e tij, duke theksuar se sportistët si Skënder Gashi janë prova e gjallë se disiplina dhe pasioni nuk zbehen me kalimin e viteve.

Sipas Gashani, suksesi i tij shërben si një frymëzim i fuqishëm për të gjitha gjeneratat e reja në Kosovë, duke dëshmuar se sporti është një rrugëtim jetësor që sjell shëndet dhe krenari kombëtare.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat