Sportistja shqiptare që po “pushton” Spanjën

Sporti

Sportistja shqiptare që po “pushton” Spanjën

Më: 19 maj 2026 Në ora: 14:03
Amri Anxhelina Lameborshi

Amri Anxhelina Lameborshi po shkëlqen në artet marciale mikse në arenën ndërkombëtare.

E lindur më 5 shkurt 2011 në Spanjë, ka zgjedhur që në çdo garë të përfaqësohet me krenari me flamurin kuqezi në sportin e jiu-jitsu ku është e specializuar.

Dhe pse në moshë të re, pikërisht 15 vjeç, ajo ka arritur rezultate të jashtëzakonshme duke tërhequr vëmendjen e botës së sportit me talentin e saj.

Sportistja e lindur nga dy prindër shqiptarë numëron 6 rripa NAGA, ndërsa ka fituar tre tituj kampion Bote dhe shtatë tituj kampion Europe.

Dominimi i saj është edhe në Spanjë ku është shpallur 11 herë kampione kombëtare, duke u konsideruar si një nga talentet më të spikatura të brezit të ri në artet marciale.

Pavarësisht se jeton dhe stërvitet në Spanjë, ajo nuk e ka fshehur asnjëherë origjinën shqiptare, duke e ngritur flamurin shqiptar në podiume. Me ambicie të mëdha dhe një karrierë që sapo ka nisur, ajo po nderon vendin kudo në botë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat