Padeli debuton me fitore në Lojërat Mesdhetare

Sporti

Padeli debuton me fitore në Lojërat Mesdhetare

Më: 22 gusht 2026 Në ora: 20:36
Kosova

Sporti ynë i padelit e ka nisur suksesshëm pjesëmarrjen e parë në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026.

Ekipi i meshkujve Leutrim dhe Lavdrim Krasniqi triumfuan në raundin e dytë ndaj dyshes së Turqisë 2:0 në sete (7:6 dhe 6:4).

:Fitorja i dërgon djemtë tanë në çerekfinale, me synimet për t’u kualifikuar edhe më tutje.

Ndërkohë, në orët e pasditës, luajtën edhe garuesit tjerë. Ekipi tjetër i djemëve, Lorik Rexhepi e Osman Reçica përkundër paraqitjes së mirë, në fund u mundën nga ekipi i Shqipërisë , Fjoralb Curri e Kristian Naska 2:0 (6:4 dhe 6:4).

Ndërkohë, humbje pësuan dyshja e femrave, Viola Peja dhe Albiona Gashi nga qift

Nesër do të garojnë dyshja tjetër e vajzave, Donika Bashota e Adriana Lekaj, si dhe dyshja djemëve Krasniqi", ka njoftuar KOK-u.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat