Këtë fundjavë vazhdojnë garat ekipore të Kampionatit të Kosovës në pingpong.
Të shtunën, më 12 shtator, në Ferizaj zhvillohen xhirot 11 dhe 12 të Ligës U15M, ndërsa të dielën, më 13 shtator, në Ferizaj, Skenderaj dhe Istog zhvillohen ndeshjet e ligave për të rritur.
Në palestrën “Tefik Çanga” zhvillohen ndeshjet e Superligës së Meshkujve dhe Femrave, ndërsa në “Astrit Bytyçi” luhet në Ligën e Parë.
Përballja Gani Maloku–Ponten pritet të jetë një nga duelet më interesante, pasi të dyja skuadrat janë përforcuar me lojtarë të huaj dhe synojnë kreun e tabelës.
Në Skenderaj luan Liga e Dytë A, ndërsa në Vrellë zhvillohen ndeshjet e Ligës së Dytë B.