Osaka: Të luaj në turneun e shtëpisë është diçka e rëndësishme

Tenis

Osaka: Të luaj në turneun e shtëpisë është diçka e rëndësishme

Më: 2 shkurt 2021 Në ora: 13:36
Osaka: Të luaj në turneun e shtëpisë është diçka e rëndësishme

Pak orës pasi ka dalë nga karantina e detyrueshme në Melburn, ku do të nisë më 8 shkurt grand slam i Australian Open, tenistja japoneze Naomi Osaka ka dhënë deklaratën surprizë.

Ajo u shpreh e gatshme të zhvillojë një tjetër karantinë në mënyrë që të luajë në Olimpiadën e shtëpisë, “Tokio 2020”.

Osaka, aktualisht numri 2 në botë për femra, u shpreh se ajo do të përgatitet më herët për të përballuar një tjetër situatë si kjo e Australisë para Olimpiadës, ku mund të izolohet sërish për 2 javë.

“E ndjej se jam gati ta përsëris këtë eksperiencë edhe para Olimpiadës.

Nuk arrita të marr pjesë në Olimpiadën e fundit dhe nuk dua të mungoj sërish. Të luaj në turneun e shtëpisë është diçka e rëndësishme për mua. Jam gati të sakrifikoj gjithçka, madje edhe të karantinohem sërish për 2 javë”, tha 23-vjeçarja Osaka.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat