Eliminohen favoritët

Tenis

Eliminohen favoritët

Më: 17 shkurt 2021 Në ora: 15:28
Eliminohen favoritët

Tenistja nga Çekia, Karolina Muçova solli befasinë më të madhe në “Australian Open”, duke eliminuar bartesën e parë të turneut në Melburn, Eshli Bartin, me rezultat 2-1 në sete.

Muçova humbi setin e parë më 1-6, por pas pushimit mjekësor, u kthye në terren, për të mundur bindshëm Eshli Bartin me 6-3 dhe 6-2 për të siguruar gjysmëfinalen e parë në karrierën e saj në turnetë grend slem.

Muçova në gjysmëfinale do të takohet me Xhenifer Brejdin, që mundi Xhesika Pegullën me 2-1 në sete.

Ndërkohë në konkurencën e meshkujve, Danil Medvedev siguroi kualfikimin në gjysmëfinales, pasi që mundi bashkëkombasin nga Rusia, Andrej Rubljov me 3-0 në sete.

Në gjysmëfinale, Medvedevi do të përballet me Stefanos Cicipasin, i cili në çerekfinale mundi Rafael Nadallin me 3-2 në sete.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat