Federer: Gjëja më e rëndësishme është të mos u japësh rëndësi humbjeve

Tenis

Federer: Gjëja më e rëndësishme është të mos u japësh rëndësi humbjeve

Më: 31 mars 2021 Në ora: 11:16
Federer: Gjëja më e rëndësishme është të mos u japësh rëndësi humbjeve

“Janë humbjet ato që më dhanë mundësinë të përmirësohem më tej dhe të fitoj në rikthimin tim në fushë”.

Ka qenë kjo deklarata e dhënë sot nga Roger Federer, që u shpreh se me kalimin e kohës ka mësuar se si të menaxhojë zhgënjimet nga humbjeve.

“Gjëja më e rëndësishme është të mos u japësh rëndësi humbjeve nga ana emocionale. Nuk duhet të gjykosh veten sa herë që humbet, pas çdo dështimi. Analizojë dhe kupto. Këtë gjë mund ta bësh i vetëm apo i ndihmuar nga personat që ke pranë. Ka shumë mënyra për të zbutur një zhgënjim”, tha Federer.

“Disa persona qëndrojnë ditë e netë të tëra duke menduar për gabimet që kanë bërë dhe që mund t’i evitonin. Unë kam preferuar gjithnjë të analizoj gjithçka shumë shpejt dhe kjo më ka ndihmuar të eci përpara pa u penduar shumë”, tha Federer.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat