Fitoi betejën me kancerin

Tenis

Fitoi betejën me kancerin

Më: 27 maj 2021 Në ora: 12:19
Fitoi betejën me kancerin

Tenistja spanjolle Carla Suarez Navarro ka konfirmuar se do të jetë në grand slam të Roland Garros.

Ajo nuk luan prej më shumë se një viti, fillimisht për shkak të pandemisë dhe më pas për shkak të sëmundjes. Ajo doli me kancer, por tashmë e ka fituar këtë betejë dhe kërkon të rikthehet në fushë.

“Kam punuar shumë muajt e fundit për t’u rikthyer në fushë dhe për të përshëndetur sërish fansat. Mezi pres të luaj sërish dhe të ndjej emocionet që të jep fusha. Roland Garros është special për mua”, tha Navarro, 32 vjeçe.

Tenistja spanjolle rikthehet të luajë në sipërfaqen e saj të preferuar. “Këtu kam arritur rezultatet më të mira në karrierën time dhe shpresoj ta shijoj në maksimum këtë turne. Do të jenë disa ditë të bukura për mua”, tha Navarro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat