Mund të duket e habitshme...

Tenis

Mund të duket e habitshme...

Më: 28 maj 2021 Në ora: 11:13
Mund të duket e habitshme...

Tenisti grek Stefanos Tsitsipas, aktualisht numri 4 në botë, këtë vit ka bërë një paraqitje shumë të mirë. Ai fitoi turneun e parë Masters në karrierën e tij (Montekarlo) dhe konsiderohet favorit në grand slam-in e Roland Garros që nis më 30 maj në Paris.

Emri i tij është në krah të “big three”, Rafael Nadal e Roger Federerpër turneun parizien. Duke folur për mediat franceze, Tsitsipas tregon një episod të veçantë në lidhje me rivalët e tij.

“Tenisi nuk është një sport kaq universal sa mendojmë. Mund të duket e habitshme, por ka disa vende në botë ku njerëzit nuk i njohin as Roger Federer, as Rafael Nadal edhe pse kanë 10-15 vjet që dominojnë në tenis. Kjo është e vërtetë”, tha Tsitsipas.

“Për këtë arsye dua të shtoj aktivitetin tim dhe të eksperimentoj sa më shumë. Dua të jem i njohur për një publik më të gjerë. Ëndrra ime është të pushtoj botën”, tha tenisti grek.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat