Gjinaj fiton turneun “Neocom Open 2021”

Tenis

Gjinaj fiton turneun “Neocom Open 2021”

Më: 15 gusht 2021 Në ora: 14:24
Gjinaj fiton turneun “Neocom Open 2021”

Tenistja e Kosovës Vesa Gjinaj sot zuri vendin e parë në turneun “Neocom Open 2021-J5”, qe u mbajt në Shkup.

Gjinaj mposhti kundershtaren Aleksandra Simeva nga Maqedonia e Veriut pas tre seteve, me rezultat 6-4 2-6 6-3, shkruan Gazeta Olle.

Tenistja jonë u plasua në finale pas fitores ndaj italianes, Sara Milanese ku në një ndeshje të vështirë triumfoi 6-3 3-6 7-5.

Vesa në çerekfinale kishte mposhtur Asli Ozcan me rezultat 6-4 dhe 6-1.

Para saj ajo kishte eleminuar edhe bartësen e tretë të turneut, Sara Pantelic, me rezultat 6-4 dhe 6-4 me sete.

Triumfi i Gjinajt padyshim se do të thotë shumë për sportin e tenisit në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat