Nadal mbyll para kohe sezonin

Tenis

Nadal mbyll para kohe sezonin

Më: 20 gusht 2021 Në ora: 13:03
Nadal mbyll para kohe sezonin

Pas tenistëve Roger Federer e Dominic Thiem edhe Rafael Nadal mbyll para kohe sezonin 2021.

Tenisti spanjoll, numri 4 në botë, ka vendosur të mos zbresë më në fushë këtë vit. Për pasojë, ai nuk do të luajë as në grand slam të US Open, që nis në Nju Jork më 30 gusht.

Lajmin e konfirmoi përmes rrjete sociale vetë tenisti spanjoll, që tha se ka ende probleme fizike.

“Dua t’ju informoj se, për fat të keq, do të mbyll para kohe sezonin 2021. Prej një viti vuaj nga një dëmtim në këmbë dhe kam nevojë për pak kohë. Mora këtë vendim pasi mendoj se është rruga e duhur për të rikuperuar ashtu si duhet”, tha Nadal.

Nadal, fitues i 20 grand slam, nuk luajti as vjet në US Open. Dëmtimi në këmbën e majtë është një problem i vjetër i tenistit spanjoll. Ai është diagnostikuar me sëmundjen e “Muller-Weiss” që në vitin 2005 dhe për pak sa nuk u tërhoq nga sporti, por asokohe arriti ta zgjidhë këtë problem.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat