Skandal, shkon në tualet...

Tenis

Skandal, shkon në tualet...

Nga: K.Goca Më: 22 gusht 2021 Në ora: 12:35
Skandal, shkon në tualet...

Tenisti gjerman Aleksandar Zverev është nervozuar me rivalin e tij Stefanos Tsicipas i cili kërkoi pushim për të shkuar në tualet gjatë ndeshjes gjysmëfinale të Masters në Cincinnati.

Pushimi zgjati dhe gjermani nuk mund të mos reagonte, kështu që ai u ankua te gjyqtari.

Me atë rast, Zverev akuzoi grekun për mashtrim kur shkonte në tualet.

Gjithçka ndodhi në fund të setit të parë, të cilin gjermani e fitoi me 6:4. Stefanos kërkoi një pushim dhe shkoi në tualet, por ai ishte zhdukur për një kohë të gjatë ...

Ai qëndroi për më shumë se tetë minuta, dhe Zverev reagoi me zemërim.

"Ai merr të gjitha gjërat e tij dhe i telefonon babait të tij nga celulari nga tualeti. Kjo tashmë ka ndodhur në Paris dhe do të ndodhë në të gjitha turnetë ku ai luan", u zemërua Zverev gjatë një bisede me një gjyqtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat