Nuk ka shumë befasi në raundin e parë

Tenis

Nuk ka shumë befasi në raundin e parë

Më: 31 gusht 2021 Në ora: 16:03
Nuk ka shumë befasi në raundin e parë

Nuk ka shumë befasi në raundin e parë të grand slam të US Open për femra në tenis, turne që nisi në Nju Jork.

Tenisatja japoneze Naomi Osaka, numri 3 në botë, mundi me lehtësi 2-0 (6-4, 6-1) çeken Marie Bouzkova. Kjo është fitorja e parë e Osaka në një grand slam që nga maji, kur vendosi të tërhiqej nga Roland Garros.

Fiton edhe tenistja vendase Sloane Stephens, që mundi 2-1 (6-3, 1-6, 7-6) patrioten e saj Madison Keys, në një derbi të fortë amerikan.

Po 2-0 fiton edhe tenistja spanjolle Garbine Muguruza (7-6, 7-6), që mundi kroaten Dona Vekic, ndërsa 17-vjeçarja amerikane Coco Gauff eliminoi polaken Magda Linette, duke fituar 2-1 me përmbysje.

Në raundin e dytë të US open avancojnë edhe bjellorusja Arina Sabalenka, numri 2 në botë për femra (2-1 ndaj Stojanovic të Serbisë). Nuk zhgënjen as tenistja rumune Simona Halep, ish-numri 1 në botë, që mundi 2-0 italianen Giorgi. Më tej avancojnë Victoria Azarenka e Bjellorusisë, Angelique Kerber e Gjermanisë si dhe Elina Svitolina e Ukarainës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat