“Australian Open 2022”, pa referë anësor

Tenis

“Australian Open 2022”, pa referë anësor

Më: 23 dhjetor 2021 Në ora: 13:23
“Australian Open 2022”, pa referë anësor

Sipas të përditshmes “Herralld San”, në turneun e tenisit “Australian Open” nuk do të ketë referë anësor, për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Referët anësor, do të zëvëndësohen me teknologjinë “Syri i Shqiponjës”, e cila në kohë reale, do të bëj mbikqyrjen e linjave të terrenit të tenisit, në turneun që do të zhvillohet në Melburn. Në kohë të njëjtë, fëmijët që kujdesen për topat e tenisit, duhet të jenë të vaksinuar, që të kryejnë obligimet e tyre në terren.

Gjithashtu, tenistët do të duhet t’i marrin vet peshqirët dhe jo si më parë, kur i sillnin djemtë apo vajzat e punësuar nga organizatori i turneut.

Kujtojmë se turneu në Melburn, do të zhvillohet nga 17 deri më 30 janar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat