Deklaratë skandaloze e babait të Novak Gjokoviqit

Tenis

Deklaratë skandaloze e babait të Novak Gjokoviqit

Më: 6 janar 2022 Në ora: 16:41
Deklaratë skandaloze e babait të Novak Gjokoviqit

Deklaratë skandaloze e babait të Novak Gjokoviqit

Tenisti serb Novak Gjokoviq ka mbetur i bllokuar gjatë natës së djeshme në një dhomë të mbrojtur nga policia në aeroportin e Melburnit, mes një situate të paqartë që mund të prishë shpresat e tij për të mbrojtur titullin kampion në Australian Open.

Ndërkohë, babai i tij Srgjan Gjokoviq ka lëshuar një deklaratë urgjente për qeverinë australiane, duke kërkuar lirimin e djalit të tij.

“Nuk e kam idenë se çfarë po ndodh, ata po e mbajnë djalin tim peng për pesë orë. Kjo nuk është një luftë për botën liridashëse, kjo nuk është vetëm një luftë për Novakun, por një luftë për të gjithë botën!” tha ai.

“Nëse nuk e lënë për gjysmë ore, do të mblidhemi në rrugë, kjo është një luftë për të gjithë”, shtoi ai.

Babai i tij i tha një stacioni radiofonik serb se djali i tij, superylli i tenisit Gjokoviq po mbahej i izoluar në një dhomë pa akses për stafin e tij mbështetës dhe pa një telefon celular.

“Përpara dhomës janë dy policë”, tha ai për portalin e internetit B92.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat