Nga Spanja kundër serbit

Tenis

Nga Spanja kundër serbit

Më: 6 janar 2022 Në ora: 17:01
Gjokoviq

Tenisti serb vazhdon të jetë i izoluar në një ndërtesë karantinimi në Melbourne

Novak Gjokoviqi nuk u lejua të futet në Australi të mërkurën, pasi autoritetet e këtij vendi thanë se ai nuk i kishte plotësuar kërkesat për Covid-19.

Por, nga Spanja vijnë të tjera mesazhe, reagime kundër Gjokoviqit sepse në realitet, Australia s’po bën asgjë kundër rregullave, në fakt është Djokovic ai që nuk i është përmbajtur rregullave të këtij vendi sa i përket COVID-19 dhe vaksinimit.

Dikur numri një në botë, Rafa Nadal, e sheh fajtor Gjokoviqin për krejt këtë situatë, derisa tani ka reaguar edhe gazetari i njohur, Josep Pedrerol, i cili ka thënë se të famshmit, si puna e Gjokoviq, duhet të mësohen me faktin se janë njësoi si ne, kur vjen puna te gjëra të tilla, sepse nëse për vendasit në Australi është e ndaluar të veprosh kundër rregullave për COVID-19, atëherë është e ndaluar edhe për VIP, s’ka aspak rëndësi se kush je.

“Shumë sportistë jetojnë një jetë luksi, kanë fatin të luajnë apo bëjnë atë që u pëlqen dhe të fitojnë shumë. Nënshkruajnë shumë autografe, adhurohen nga shumë fansa, por nuk duhet të harrojnë se janë si ti dhe si unë, me të drejta dhe obligime. Ka rregulla në Australi për vaksina që duhet të respektohen.

Mjaft me privilegje, është problemi i tij nëse nuk i pranon këto rregulla”, tha ai ndër të tjera në JUGONES.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat