Aja Broqi e Meldin Mustafi, laureatët e vitit 2021

Tenis

Aja Broqi e Meldin Mustafi, laureatët e vitit 2021

Nga: K. Goca Më: 9 janar 2022 Në ora: 16:28
Aja Broqi e Meldin Mustafi, laureatët e vitit 2021

Tenistja Aja Broqi e tenisti Meldin Mustafi, u shpallën laureatët e vitit 2021 nga Federata e Tenisit e Kosovës, në një ceremoni madhështore që u organizua në hotelin “Sirius” në Prishtinë.

Aja e Meldini, u shprehën të lumtur që iu takoi epiteti i më të mirit, çmim që i motivon edhe më shumë për të punuar dhe arritur suksese edhe më të mëdha në vitin 2022.  

Presidenti i Federatës së Tenisit të Kosovës, Jeton Hadërgjonaj, e ka vlerësuar vitin 2021, vit të mirë, me synime që në vitin 2022 të shënojnë rezultate edhe më të mira. 

Image

Aja Broqi e pranon çmimin e më të mirës nga Jeton Hadërgjonaj, president i FTK-së 

Hadërgjonaj shpreson se një ditë do të janë edhe në Grand Slam.

Epiteti i gjyqtarit më të mirë të vitit 2021 i takoi Genis Nallbani, ndërsa trajner i vitit 2021 u zgjodh Kreshnik Arifi dhe klubi i vitit 2021: KT Peja. 

Image

Më të mirët për vitit 2021

Shpresa e vitit 2021 - Topi i Kuq: Bora Uka.
Shpresa e vitit 2021 - Topi i Kuq: Kenza Bushati.
Shpresa e vitit 2021 - Topi i Kuq: Eden Lota.
Shpresa e vitit 2021 - Topi i Kuq: Eli Duraku.
Shpresa e vitit 2021 - Topi i Portokalltë:  Hana Veseli.
Shpresa e vitit 2021 - Topi i Portokalltë: Reina Selmanaj.
Shpresa e vitit 2021 - Topi i Portokalltë: Amela Sina.
Shpresa e vitit 2021 - Topi i Portokalltë: Shend Hoxha.
Shpresa e vitit 2021 - Topi i Portokalltë: Morihej Duraku.
Shpresa e vitit 2021 - Topi i Portokalltë: Heron Ajeti.
Teniste e vitit 2021 - Grupmosha “U12”: Learta Muharremi.
Tenist i vitit 2021 - Grupmosha “U12”: Ervin Doli.
Tenist i vitit 2021 - Grupmosha “U12”: Unik Ramadani.
Teniste e vitit 2021 - Grupmosha “U14”: Altea Hajrizi.
Tenisti vitit 2021 - Grupmosha “U14”: Salidin Rama.
Teniste e vitit 2021 - Grupmosha “U16”: Aja Broqi.
Tenisti vitit 2021 - Grupmosha “U16”: Melos Nallbani.
Teniste e vitit 2021 - Grupmosha “U18”: Aja Broqi.
Tenisti vitit 2021 - Grupmosha “U18”: Melos Nallbani.
Tenist i vitit 2021 - Grupmosha “Veteran”: Slobodan Petroviq.
Tenistja më e mirë në arenën ndërkombëtare 2021: Vesa Gjinaj.
Teniste e vitit 2021: Aja Broqi.
Tenisti vitit 2021: Meldin Mustafi. 
Gjyqtari vitit 2021 - Genis Nallbani.
Trajner i vitit 2021: Kreshnik Arifi.
Klubi i vitit 2021: KT Peja.
Drejtor i turneut  “J5 Kosova Open- U18”: Shkëlzen Domi.
Çmimi për shërbim ndaj sportit: Izedin Zeka.
Çmimi për shërbim ndaj sportit: Arsim Haxhishabani.

Çmimi post mortum
Abdullah Zymberi
Faton Islami
Arben Zeka
Kujtim Rrahmani
Bekim Bunjaku

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat