Murray është rikthyer në një finale të nivelit të ATP Tour

Tenis

Murray është rikthyer në një finale të nivelit të ATP Tour

Më: 14 janar 2022 Në ora: 22:57
Murray është rikthyer në një finale të nivelit të ATP Tour

Andy Murray është rikthyer në një finale të nivelit të ATP Tour për herë të parë që nga tetori 2019 pasi mposhti Reilly Opelka në Sydney.

Tenisti britanik ka mposhtur në gjysmëfinale amerikanin Reilly Opelka në tre sete 6-7 6-4 6-4.

Murray, i cili ka arritur vetëm në finalen e tij të dytë që kur dëmtimet filluan ta penalizojnë në vitin 2017, tregoi se ai mbetet ende një forcë në turneun ATP pavarësisht nga sëmundjet e tij fizike dhe kjo ishte një tjetër shfaqje mahnitëse që e nxiste atë për Australian Open.

Fitorja në finale, ku ai do të përballet me rusin Aslan Karatsev, do të shihte Murray-n të rikthehet në top 100.

Murray po rimerr formën e tij dhe sigurisht mund të jetë një ‘suprizë’ në turneun e Australian Open. Britaniku ka qenë në pesë finale të Australian Open (2010, 2011, 2013, 2015, 2016) megjithatë nuk kishte arritur asnjëherë të triumfonte në finale, transmeton lajmi.net

34-vjeçari është fitues i trefishtë i Grand Slameve, duke triumfuar dy herë në Wimbledon (2013, 2016), dhe njëherë fitues në US Open (2012), teksa finalist një herë ishte edhe në turneun e dheut French Open (2016).

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat