Nadal shpërthen ndaj serbit: Mjaft!

Tenis

Nadal shpërthen ndaj serbit: Mjaft!

Më: 15 janar 2022 Në ora: 11:08
Nadal shpërthen ndaj serbit: Mjaft!

Gjykatësi Entoni Keli urdhëroi ndalimin e Gjokoviqit në Australi deri në përfundimin e procedurave ligjore për dëbimin e tij, objekt i një apeli përpara Gjykatës Federale.

Gjokoviq shkoi përsëri në paraburgimin e imigracionit në Melburn.

Për këtë rast ka reaguar dhe tenisti Rafael Nadal, i cili ka deklaruar se ndihet i lodhur nga e gjithë kjo situatë dhe se kompeticioni i njohur “Australian Open” duhet të zhvillohet me ose pa Novak Gjokoviq:

“Sinqerisht, jam i lodhur nga kjo situatë. ‘Australian Open’ është shumë më i rëndësishëm se çdo tenist. Nëse ai luan përfundimisht, në rregull.

Nëse ai nuk luan, ‘Australian Open’ do të jetë një ‘Australian Open’ i mrekullueshëm, me ose pa të. Ky është këndvështrimi im.”, tha Rafael Nadal.

Sonte në mbrëmje do të diskutohet përpara tre gjyqtarëve ankimimi për heqjen e vizës së numrit një në botë të tenisit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat