Pas Australisë, Gjokoviqit ia mbyll derën edhe një shtet tjetër!?

Tenis

Pas Australisë, Gjokoviqit ia mbyll derën edhe një shtet tjetër!?

Më: 17 janar 2022 Në ora: 12:28
Pas Australisë, Gjokoviqit ia mbyll derën edhe një shtet tjetër!?

Pas Melbourne dhe Parisi. Për Novak Gjokoviqin u mbyllën dyert e Australian Open, ndërsa tani rrezikojnë të mos hapen edhe ato të Roland Garros, ku vitin e kaluar triumfoi duke mposhtur Stefanos Tsitsipas në finale. Në Francë është duke hyrë në fuqi, Super Green Pass, dhe nuk do të bëhen përjashtime, as për atletët e huaj.

Është ky koncepti që u theksua pas votimit të fundit nga ana e deputetëve, nga Ministrja franceze e sportit, Roxana Maracineanu, pavarësisht se në fillim organizatorët kishin lënë të kuptohej se Gjokoviq do të kishte mundësi të mbronte titullin në maj.

Ideja e tyre ishte të krijonin një qendër të izoluar për akomodimin e pjesëmarrësve të pa vaksinuar, ashtu si dhe për Gjokoviq që në këtë rast do ti duhej ti nënshtrohej një protokolli të veçantë, duke lëvizur në korridor sanitar nga hoteli në impiantin sportiv.

Ministrja franceze deklaroi: “Pasaporta e vaksinimit, do të jetë e detyrueshme për spektatorët, por edhe për ata që praktikojnë sportin, për sportistët profesioniste, francezë dhe të huaj“. Në këtë mënyrë bëhet e qartë se nuk do të jetë përjashtime për ata që nuk janë vaksinuar, apo që janë imunizuar me vaksina që nuk njihen zyrtarisht nga Franca.

Ka fituar kështu “linja e ashpër”, si për të thjeshtëzuar aplikimin e rregullave të reja , por edhe për të evituar polemika të panevojshme 100 ditë para zgjedhjeve presidenciale, në një vend ku përjashtimet nuk shihen me sy të mirë.

Me hyrjen në fuqi të rregullave të reja, në rastin më të mirë Djokovic mund të shpresojë në një përmirësim të ndjeshëm të situatës shëndetësore, çka mund ta shtyjë qeverinë të pezullojë vendimin për pasaportën e vaksinimit, që për momentin vlen deri në fund të qershorit.

Gjithsesi tani për tani në situatën aktuale serbit i duhet të modifikojë planet për këtë sezon. Presidenti i Federatës Franceze të tenisit bëri të ditur se po punon për të përfituar një përjashtim për atletët që nuk janë vaksinuar, por nga mazhoranca erdhi përgjigja e ashpër e shefit të deputetëve të presidentit Emmanuel Macron, ish ministrit të punëve të brendshme Christophe Castaner që deklaroi, “Nuk do të ketë përjashtime, rregullat vlejnë për të gjithë. As që bëhet fjalë që në këto kushte Gjokoviq të luajë në Roland Garros”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat