Tenisti australian bën të qajë tifozin në stadium

Tenis

Tenisti australian bën të qajë tifozin në stadium

Më: 25 janar 2022 Në ora: 15:26
Tenisti australian bën të qajë tifozin në stadium

Tenisti Nik Kirgios vihet serish në vëmendjen e mediave australiane, kësaj radhe për një situatë të pakëndshme për një tifoz të vogël në stadium.

Australiani ishte partner me tenistin Thanasi Kokiniakis dhe po luanin kundër dyshes Majkëll Venus dhe Tim Puetz.]

Gjatë lojës, australiani goditi topin me një shpejtësi prej 120 km/h.

Por kjo goditje përfundoi në stomakun e një fëmije të vogël, i cili filloi menjëherë të qajë. Kjo gjë e vuri në faj Kirgios, i cili menjëherë i kërkoi falje dhe i dhuroi tifozit një prej raketave të tij të tenisit.

Ky gjest u duartrokit nga i gjithë stadiumi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat