Nadal kalon në çerekfinale

Tenis

Nadal kalon në çerekfinale

Më: 17 mars 2022 Në ora: 11:09
Nadal kalon në çerekfinale

Rafael Nadal kaloi në çerekfinalen e turneut Masters “Indian Uells”, duke mposhtur Rilej Opelka me 2-0 në sete ose 7-6, 7-6 në geme.

Spanjolli ka fillimin më të mirë të një sezoni në karrierën e tij dhe tani ka 18 fitore dhe asnjë humbje.

Kjo është fitorja e dytë e Nadalit ndaj rivalit amerikan në karrierën e tij në po aq ndeshje.

Në turin e ardhshëm, 35-vjeçari do të konkurrojë me Nik Kirios, i cili nuk luajti në 1/8, pasi rivali i tij Jannick Siner e dorëzoi ndeshjen, për shkak të sëmundjes.

Në çerekfinale do të luajnë edhe Karlos Alkaraz dhe Kameron Nori, Miomir Kecmanoviq do të takohet me Tejllor Fritz-in, ndërsa Andrej Rublev kundër Grigor Dimitrov.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat