Nadal larg stërvitjes për një muaj

Tenis

Nadal larg stërvitjes për një muaj

Më: 22 mars 2022 Në ora: 16:26
Nadal larg stërvitjes për një muaj

Rafael Nadal e kishite nisur vitin 2022 në mënyrën më të mirë të mundshme duke fituar dy kompeticione si ai i Asutralian Open dhe turneun e Acapulcos. Në mes këtyre dy kompeticioneve ishin  20 ndeshje pa humbje, derisa në finalen e Indian Ëells ndaj Taylor Fritz, spanjolli pësoi një dëmtim në brinjë dhe u mposht në dy sete.

Së fundmi, 35-vjeçari është njohur edhe me gjendjen e tij shëndetësore dhe lajmet nuk janë nga ato pozitivet. Tenisti nga Mallorca duhet të qëndrojë larg stërvitjes për një periudhë nga katër deri në gjashtë javë dhe do të humbasë dy turne, ato të Montecarlos dhe Barcelonës, ndërsa në rrezik janë edhe parapërgatitjet për turneun e preferuar të Rafës, Roland Garros.

Vetë spanjolli është shprehur se dëmtimi ka ardhur në momentin më të keq për të, megjithatë thekson se ka një shpirt luftëtari.

“Nuk kam lajme të mira dhe nuk e prisja këtë. Tani jam pak keq nga ana e moralit sepse këtë vit e nisa më së miri dhe isha në një pjesë të rëndësishme të sezonit ku ndjesitë ishin shumë të mira.

Gjithsesi, unë gjithnjë kam pasur një shpirt luftëtari dhe tani do të tregohem i duruar në rikuperimin tim dhe të punoj shumë në momentin kur të kem marrë veten. Dua t’i falenderoj të gjithë për mbështetjen që kanë treguar”, u shpreh Nadal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat