Kohët e vështira duket se janë lënë pas krahëve

Tenis

Kohët e vështira duket se janë lënë pas krahëve

Më: 12 prill 2022 Në ora: 12:05
Kohët e vështira duket se janë lënë pas krahëve

Kohët e vështira duket se janë lënë pas krahëve dhe Roger Federer sheh me optimizëm të ardhmen. Tenisti zviceran ka postuar foto nga stërvitja e tij në palestër duke lënë të shpresosh se shumë shpejt do ta rishohim në fushë. Ai nuk luan që prej korrikut të vitit të kaluar dhe vështirë se do ta shohim sërish në fushë këtë verë.

Gjithsesi, Federer, fituesi i 20 grand slam në karrierë nuk heq dorë dhe postimet e bëra nga palestra tregojnë se ai po bën më të mirën për t’u rikthyer.

Sipas mediave zvicerane, tenisti synon të bëjë mrekullinë dhe të jetë në fushë në grand slam e Wimbledon, turneu i tij i preferuar. Edhe pse kjo gjë duket disi e vështirë, por jo e pamundur.

Federer do të jetë në fushë në turneun e Laver Cup, në shtator, ku do të luajë me Rafael Nadal në lojën dyshe. Gjithsesi, ai është gati të surprizojë fansat e tij dhe të tregojë se është sërish një kampion.

“Jam optimist dhe kam një energji pozitive që më ndihmon të shoh përpara”, thotë Federer.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat