Dështim i Gjokoviqit, Rios kritikon ashpër serbin

Tenis

Dështim i Gjokoviqit, Rios kritikon ashpër serbin

Më: 12 prill 2022 Në ora: 19:30
Dështim i Gjokoviqit, Rios kritikon ashpër serbin

Vendimi për të mos u vaksinuar kundër COVID-19 duket se po shkatërron përfundimisht karrierën e Novak Gjokoviqit.

Kështu ka ndodhur edhe në turneun e ATP të Monte Carlo, ku Gjokoviq është eliminuar që në raundin e dytë përballë Alehandro Davidoviq Fokina, numrit 46 në renditjen botërore, në tre sete (3: 6, 7:6 dhe 1:6).

Kritikave të tifozëve pas kësaj disfate në turneun e dytë të vitit që luan, u është shtuar edhe ajo e ish-numrit 1 në botë, Marcelo Rios, i cili nuk është kursyer ndaj serbit.

“Ai është bu*alla. Ai shkatërroi garën për të marrë titullin e më të mirit të të gjitha kohëve. Dhe vetëm për shkak të vaksinimit!”, tha Rios për gazetën kiliane “La Tercera”.

“Nëse ti heq dorë nga një mundësi e tillë vetëm për shkak të një vaksinimi të thjeshtë, atëherë duhet të jesh mbreti i budallenjve”, tha Rios i cili ka mbajtur vendin e parë në botë në vitin 1998.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat