Fiton edhe spanjolli Rafael Nadal

Tenis

Fiton edhe spanjolli Rafael Nadal

Më: 26 maj 2022 Në ora: 13:31
Fiton edhe spanjolli Rafael Nadal

Kanë nisur takimet e raundit të dytë në Grand Slam të Roland Garros.

Po 3-0 fiton edhe spanjolli Rafael Nadal, që mundi francezin Corentin Moutet (6-3, 6-1, 6-4).

Për Nadal kjo është fitorja nr.300 në një grand slam në karrierën e tij.

Një tjetër tenist spanjoll që avancon më tej është Carlos Alcaraz.

Talenti 19-vjeçari mundi 3-2 patriotin e tij Ramos Vinolas, në një ndeshje që zgjati 4 orë e 30 minuta. Avancon në raundin e tretë edhe numri 3 në botë, gjermani Alexander Zerev, që mposhti 3-2 me përmbysje argjentinasin Sebastian Baez.

Te femrat, surprizë eliminimi i 18-vjeçares britanike Emma Raducanu, që u mund 2-1 (3-6, 6-1, 6-1) nga rusja Aliaksandra Sasnovich. Më tej avancojnë amerikania Cori Gauff (2-0 ndaj Van Uytvanck) e bjellorusja Victoria Azarenka (2-0 ndaj A.Petkoviq).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat