Swiatek shkruan historinë

Tenis

Swiatek shkruan historinë

Më: 4 qershor 2022 Në ora: 17:15
Swiatek shkruan historinë

Iga Swiatek është gjithnjë dhe më shumë dominuese e tenisit të femrave në këtë 2022. Polakja ka fituar Ronald Garros duke mundur pastër 18-vjeçaren amerikane Coco Gauff, në finalen e parë Slam të karrierës: 6-1, 6-3 rezultati për numrin 1 në botë.

Swiatek nuk ndalet më. Ka fituar titullin e Roland Garros duke bërë bis pas suksesit të 2020-ës. Ajo ka vendosur edhe rekordin e 35 fitoreve radhazi duke barazuar një legjendë si Venus Williams që ia doli në vitin 2000.

Polakja është me të vërtetë e pamposhtur në këtë 2022 magjik për të: asnjë teniste tjetër duket se është në gjendje ta kalojë dhe edhe sot, në finalen e Parisit të fituar 6-1, 6-3, Gauff ka qenë e detyruar të bëjë rolin e spektatores.

Ka qenë një ndeshje pa histori në të cilën amerikania është dukur shumë e tensionuar.

Ndërsa Swiatek ka qenë një tren, pa mëshirë që në goditjet e para dhe e vendosur të rishkruajë historinë e tenisit femëror. Pas ndeshjes ka ardhur edhe përqafimi me një tjetër yll të sportit polak, sulmuesin Robert Lewandowski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat