Nadal nuk ishte në gjendje të ecte, por fitoi Roland Garros

Tenis

Nadal nuk ishte në gjendje të ecte, por fitoi Roland Garros

Më: 23 qershor 2022 Në ora: 12:34
Nadal nuk ishte në gjendje të ecte, por fitoi Roland Garros”

Rafael Nadal fitoi në Paris tri javë më parë për të 14-n herë në karrierën e tij grand slam e Roland Garros. Një fitore që s’ka qenë e lehtë për tenistin spanjoll, që vinte në këtë turne mes shumë problemesh fizike për shkak të dhimbjeve në këmbë.

Trajneri i Nadal, ish-tenisti i njohur Carlos Moya, ka rrëfyer një moment mjaft delikat gjatë Roland Garros. “Ky turne ishte një përvojë unike për të gjithë ne, ishte një përvojë ndryshe”, tha Moya.

“Ky ishte viti i parë ku Nadal luante në Paris pa fituar ndonjë titull në fushat me dhè. Pasi humbi në turneun e Romës nuk e dinim nëse do të luante në Paris. Pasi fitoi në raundin e dytë ndaj Moutet, Rafa nuk ishte në gjendje të ecte”, tha Moya.

“Të nesërmen kishim porgramuar stërvitje në orën 12:00, por e shtymë në orën 18:00 dhe u stërvite vetëm 20 minuta. Kjo gjë Nadal nuk i pëlqen, pasi në ditët pushim dëshiron të stërvitet një orë”, u shpreh trajneri spanjoll.

“Nëse njerëzit do ta shihnin nga afër atë që ka kaluar Nadal atë muaj do ta vlerësonin më shumë”, tha Moya. Gjatë atij turneu, Nadal ka kryer mjaft ndërhyrje në nerving e këmbës për të patur mundësi të luajë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat