Tenistja numër 12 e botës zbulon se është lesbike, dënon sjelljen homofobe të vendit të saj!

Tenis

Tenistja numër 12 e botës zbulon se është lesbike, dënon sjelljen homofobe të vendit të saj!

Më: 19 korrik 2022 Në ora: 12:23
Tenistja numër 12 e botës zbulon se është lesbike

Një rrëfim i papritur nga tenistja numër 12 e botës, rusja Daria Kasatkina. 25-vjeçarja në një intervistë në Youtube me bashkëkombasen e saj Vitya Kravchenko, ka zbuluar se është lesbike dhe se aktualisht është në një lidhje me skiatoren Natalia Zabiiako. Madje, përveç kësaj, Kasatkina ka dënuar edhe sjelljen sipas saj homofobike të Rusisë.

Ndërkohë, me të mbaruar intervistën ku zbuloi edhe preferencat e saj seksuale, tenistja ruse publikoi një foto me të dashurën e saj, Zabiiako, e cila është edhe fituese e medaljes së argjendtë për Rusinë në Lojërat Olimpike Dimërore të vitit 2018 në Pyeongchang. Për t’u theksuar se tashmë Zabiiako nuk përfaqëson më Rusinë, por ka marrë shtetësinë kanadeze dhe përfaqëson Kanadanë në aktivitetet sportive.

Në fund të intervistës, Kasatkina është pyetur nëse ka frikë të rikthehet në Rusi pas një deklarate të tillë ndërsa është shprehur se e ka pranuar se i duhet ta mendojë mirë nëse mund të rikthehet në vendlindje apo jo.

Së fundmi, deputetët rusë kanë ndërmarrë propozimin e një ligji të ri i cili ndalon promovimin e LGBTQ në botën e sportit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat