Nadal nxjerr në plan të dytë tenisin

Tenis

Nadal nxjerr në plan të dytë tenisin

Më: 14 shtator 2022 Në ora: 19:24
Nadal nxjerr në plan të dytë tenisin

Rafael Nadal ka mbetur i zhgënjyer nga eliminimi i shpejtë në grand slam e US Open, ku kishte shumë shpresa të shkonte deri në fund, për t’u rikthyer numri 1 në botë.

Gjithsesi, tenisti spanjoll, fitues i 22 grand slam në karrierë, tani ndodhet për një periudhë pushimi në shtëpinë e tij.

“Kam nevojë për qetësi dhe kohë për t’i rikarikuar, fizikisht e psikologjikisht. Kur të jetë momenti i duhur dhe të ndihem gati, atëherë do të rikthehem në fushë. Kjo është jeta. Gjërat ndodhin për një arsye dhe bota vijon të rrotullohet”, u shpreh Rafael Nadal.

“E ardhmja ime është ende e paqartë, pasi tani kam pak ditë që jam eliminuar nga US Open.

Kam gjëra më të rëndësishme për t’u marrë veç tenisit. Vendiemt për të ardhmen time do të marr në abzë të atyre që do të ndodhin. Për momentin më shumë rëndësi për mu aka jeta personale”, tha Nadal, që pret të bëhet baba.

Kështu, prania e Nadal në turneun e Laver Cup në fund të shtatorit në Londër është në dyshim. “Dua të rikthehem të luaj në Europë, por dua të kem ndjesi të mira kur ta bëj këtë gjë. Kanë mbetur disa turne që dua t’i luaj këtë sezon, por nuk e di se kur do të jem gati”, tha Nadal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat