Pas gjobave të rënda Wimbledon hap dyert për tenistët rusë e bjellorusë

Tenis

Pas gjobave të rënda Wimbledon hap dyert për tenistët rusë e bjellorusë

Më: 20 dhjetor 2022 Në ora: 13:36
Pas gjobave të rënda Wimbledon hap dyert për tenistët rusë e bjellorusë

Organizatorët e grand slam të Wimbledon, turneu më i vjetër i tenisit dhe më i rëndësishmi i fushave me bar, është gati të hapë dyert për tenistët rusë e bjellorusë. Këta të fundit nuk u lejuan të marrin pjesë këtë vit në turneun londinez, si pasojë e sanksioneve që u morën nga Britania e Madhe pas luftës në Ukrainë.

Ky vendim u pasua me masa të rënda nga ATP dhe WTA, që secila gjobiti me 1 milionë euro Wimbledon (ka apeluar vendimin), ndërkohë që tenistët pjesëmarrës nuk morën asnjë pikë. Për të evituar që situata të përkeqësohet, organizatorët janë gati të ndryshojnë mendje dhe të lejojnë tenistët rusë e bjellorusë të luajnë.

Vendimi nuk është marrë ende, por organizatorët kanë ende kohë për të studiuar mundësitë, ndërkohë që presin një “dritë jeshile” edhe nga qeveria britanike.

Gjithsesi, tenistët nga Rusia e Bjellorusia do të lejohen të luajnë, por sio neutralë, pa patur mundësi të garojnë për vendet e tyre, siç ndodh në turnetë e tjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat