E mbyll para kohe sezonin

Tenis

E mbyll para kohe sezonin

Më: 19 maj 2023 Në ora: 11:51
Nadal

Tashmë është zyrtare. Tenisti spanjoll Rafael Nadal nuk do të luajë në grand slam të Rolans Garros që zhvillohet në Paris, duke nisur nga data 28 maj. Lajmin e konfirmoi vetë Nadal, 14 herë fitues i këtij turneu e kampion në fuqi.

“Dëmtimi nuk është shëruar ende, ndaj nuk mund të luaj në Roland Garros”, tha Nadal, që nuk luan që prej Australian Open.

Jo vetëm kaq, por Nadal ka vendos të mos luajë më këtë sezon:

“Do të ndalem për këtë sezon, duke shpresuar që të rikthehem kur të jem gati fizikisht e mendërisht. Besoj se viti tjetër do të jetë sezoni im i fundit, duke shpresuar që të luaj si në Roland Garros ashtu dhe në Olimpiadë”.

“Pas pandemisë, trupi im nuk ka qenë në gjendje të përballojë stërvitjet e përditshme. Këto probleme më kanë hequr edhe dëshirën për të luajtur.

Tani më duhet të ndalem edhe për muajt në vijim dhe nuk e di se kur do të rikthehem në stërvitje, pasi gjithçka do të përcaktojë trupi im. Kur të jem gati do të rimarr raketën në dorë”, tha Nadal, që u dëmtua në Melburn.

Në karrierën e tij, spanjolli ka fituar 22 grand slam, 14 prej të cilave në Roland Garros, ku ka një rekord të jashtëzakonshëm: 112 fitore e vetëm 3 humbje.

“Do të përpiqem të rikuperoj e të përpiqem të jem në formë në vitamin e fundit të karrierës time, duke u përpjekur të them lamtumirë në sa më shumë turne. Dua ta bëj këtë gjë duke qenë kompetitiv”, tha Nadal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat