Sabalenka fiton turneun Masters të Majemit

Tenis

Sabalenka fiton turneun Masters të Majemit

Më: 30 mars 2025 Në ora: 21:00
Aryna Sabalenka

Tenistja bjelloruse Aryna Sabalenka, numri 1 në botë për femra, fitoi turneun Masters 1000 të Majemit.

Në fushat me cement në Florida, ajo mundi 2-0 tenisten amerikane Jessica Pegula (7-5, 6-2).

Një ndeshje në përgjithësi e dominuar nga bjellorusja, që edhe pse vuajti disi në setin e parë e kishte atë nën kontroll. Më pas, në setin e dytë, loja nuk ka histori dhe Pegula dorëzohet lehtë.

Pegula (numri 4 në botë) e ndjeu presionin e një sfide të tillë, ndërkohë që ka humbur 7 nga 9 përballjet me Sabalenka në karrierë. Për Sabalenka ky është suksesi i dytë i këtij sezoni.

“Jam pa fjalë. Kisha humbur dy finale këtë vit, ndaj mezi e prisja rikthimin e triumfi”, tha tenistja bjelloruse pas ndeshjes, që e fiton për të parën herë këtë turne, titulli i 19-të në karrierë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat