Janë përcaktuar gjysmëfinalistët e parë të grand slam-it të Roland Garros në tenis, turne që po zhvillohet në Paris.
Numri 2 në botë për meshkuj, spanjolli Carlos Alcaraz, avancon më tej pas fitores 3-0 (6-0, 6-1, 6-4) ndaj Tommy Paul.
Përballë tij në gjysmëfinale do të jetë italiani Lorenzo Musetti, që mundi 3-1 (6-2, 4-6, 7-5, 6-2) Frances Tiafoe.
Te femrat, sfida e parë gjysmëfinale pritet të jetë spektakolare, pasi do të përballen mes tyre Aryna Sabalenka e Iga Swiatek.
Bjellorusja fitoi 2-0 (7-6, 6-3) ndaj kinezes Qinwen Zheng, ndërsa polakja mposhti po 2-0 (6-1, 7-5) Elina Svitolina.