Triumfon Sinner, Learner Tien mposhtet lehtësisht në dy sete

Tenis

Triumfon Sinner, Learner Tien mposhtet lehtësisht në dy sete

Më: 1 tetor 2025 Në ora: 10:56
Jannik Sinner

Carlos Alcaraz triumfoi në Tokio, Jannik Sinner bën të vetin “China Open”.

Fenomenët e tenisit vazhdojnë që të mos humbin terren përballë njëri-tjetrit në garën për vendin e parë në renditjen botërore ATP.

Italiani iu kundërpërgjigj sot spanjollit duke mposhtur lehtësisht në finale Tien, i cili u dorëzua pas një takimi që zgjati diçka më shumë se një orë e dymbëdhjetë minuta.

Me shifrat 6-2, 6-2, Sinner mori kështu titullin numër 21 të karrierës, i cili ishte i treti për këtë vit.

Për italianin ATP 500 i Pekinit ka një vend të veçantë pasi ka triumfuar edhe dy vite më parë kur mundi në finale Daniil Medvedev.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat